TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 22:54

As “tulipanët” nuk ‘çelin’, as “gjelat” nuk ‘krekosen’/ Holanda dhe Franca shtrëngojnë duart në Lajpcig

Shkruar nga Pamfleti

As “tulipanët” nuk ‘çelin’, as

Franca dhe Holanda nuk ia kanë dalë të triumfojnë në stadiumin e Lajpcigut, duke e mbyllur supersfidën e grupit D me rrjeta të paprekura.

Takimi nisi vrullshëm, pasi në minutën e 2 holandezët u treguan të rrezikshëm. Frimpong shpërtheu nga krahu i djathtë, iu drejtua zonës dhe goditi portën, por Menjo priti topin.

Në minutën e 15, Kante pasoi për Grizman në zonë, por ky i fundit goditi topin jashtë.

Një minutë më vonë, Gakpo u shkëput bukur nga krahu i majtë dhe provoi goditjen, duke detyruar portierin Menjo të bënte një superpritje që të shpëtonte të tijtë nga një gol tepër i sigurt.

Në minutën e 29, Turam mori një top të gjatë, ky i fundit e kontrrolloi mirë dhe provoi goditjen nga krahu i djathtë i zonës, por gaboi krejtësisht dhe e çoi topin jashtë.

Në minutën e 57, harkim nga e djathta e sulmit të Francës për Rabio në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij nuk gjeti portën.

Në minutën e 65, Grizman u shfaq i vetëm para portës kundërshtare por gjuajtja e tij u devijua nga portieri i Holandës i cili çon topin në këndore.

Në minutat 69-72, Menja devijoi një gjuajtje drejt portës, ndërsa më pas ishte Çavi Simons i cili gjuajti duke shënuar golin për holandezët. Por festa u kthye në dëshpërim, pasi vijërojtësi sinjalizoi Dumfris në pozicion jashtë loje duke penguar ndërhyrjen e Menja dhe VAR-i dha të drejtë.

Me këtë barazim, Franca dhe Holanda kanë nga 4 pikë, Austria mban vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa Polonia mbyll klasifikimin me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Franca do ta luajë përballë Polonisë, ndërsa Holanda do të sfidojë Austrinë, ku të dyja ekipet kërkojnë vendin e dytë në grupin D për të prerë biletën për në raundin e 1/16.

 

holanda franca "euro 2024"

Lini një Përgjigje