Sport24 Shkurt 2024, 22:29

Asist i Sokol Cikalleshit, Koniaspori takohet me fitoren në ditën speciale të sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Asist i Sokol Cikalleshit, Koniaspori takohet me fitoren në ditën

Koniaspori mundi 2-0 Hatajaspor në kampionat, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, pas humbjes me Beshiktashin.

Sokol Cikalleshi u aktivizua titullar në këtë takim, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 6.8. Për sulmuesin shqiptar të Koniasporit sot nuk ishte një ditë e zakonshme, pasi luajti ndeshjen e 100 me fanelën e kësaj skuadre. Në këtë takim protagonist ishte lojtari tjetër shqiptar Valon Et’hemi, me asistin te goli i dytë, i shënuar nga Ulgun.

33-vjeçari është bashkuar me klubin turk që prej vitit 2020, por një sezon më parë u huazua për një vit në ligën arabe.

Kontrata me bardhjeshilët i skadon këtë verë, teksa në 99 paraqitje, sulmuesi ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Këtë sezon ai është golashënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola, por situata në renditje nuk është e kënaqshme, pasi Koniaspori ndodhet në vendin e parafundit dhe po lufton për mbijetesë.

sokol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare koniaspor