TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 21:18

Asllani po përjeton momentin e vështirë te Torino, mesfushorit shqiptar i ndodh e “papritura”

Shkruar nga Pamfleti

Asllani po përjeton momentin e vështirë te Torino, mesfushorit

Kristjan Asllani po përjeton një moment të vështirë te klubi i Torinos. Edhe pse erdhi me bujë nga Interi, 23-vjeçari jo vetëm që nuk është më i paprekshëm te “Demat”, por s’po preferohet më nga trajneri Marko Baroni.

Në dy ndeshjet e fundit, Asllani ka qenë në fushë për vetëm 12 minuta. Torino do të “përplas brirët” në derbi ndaj Juventusit të shtunën në orën 18:00 dhe sipas informacioneve nga “TuttumercattoWeb”, “regjisori” i Shqipërisë nuk pritet të jetë as në këtë takim startues.

Edhe pse është ftuar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet ndaj Andorrës në 13 nëntor dhe Anglisë më 16 nëntor, mungesa e minutazhit mund të krijojë probleme për Asllanin.  

kristjan asllani mesfushori i shqipërisë torino

Lini një Përgjigje