
Sot luhen dy ndeshjet e radhës në grupin K për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë dhe Shqipëria, por kuqezinjtë sot janë pushim.
Në Riga, Serbia ka fituar 0-1 ndaj Letonisë. Vendimtar për serbët ishte goli i Dushan Vlahoviç në minutën e 12, sulmuesi i Juventusit shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore, Serbia merr vendin e dytë me 7 pikë dhe ul Shqipërinë në vendin e tretë me 5 pikë. Të martën, Shqipëria duhet të fitojë me patjetër ndaj Letonisë në “Air Albania” për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë dhe duke uruar që Serbia të lërë pikë në sfidën e 9 shtatorit ndaj Anglisë.
Lini një Përgjigje