TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2025, 15:27

Pështyma në finale i kushton shtrenjtë Luis Suarez, sulmuesi uruguaian e pëson keq në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Pështyma në finale i kushton shtrenjtë Luis Suarez, sulmuesi

Luis Suarez u bë protagonist i ngjarjeve të shëmtuara, në ndeshjen që Inter Majemi humbi ndaj Siatëll Saunders. Këta të fundit fituan me rezultatin 3-0, ndërsa takimi kishte vlerë për Kupën e Ligës.

Edhe pse Suarez kërkoi falje për çfarë ndodhi, sërish nuk mundi t’i shpëtonte dënimit. Kështu është dënuar me 6 ndeshje pezullim, që gjithsesi do të kenë vlerë vetëm në kompeticionin e Kupës së Ligës.

Çfarë ndodhi ishte e shëmtuar për të gjithë. Suarez pështyu një pjesëtar nga stafi i Siatëll Saunders. Po ashtu kapi nga qafa një futbollist nga rivalët, që u godit me grusht edhe nga Buskets.

Ndeshja e luajtur më 1 shtator ishte finale. Kjo ishte arsyeja përse futbollistët e Inter Majemit nuk e përjetuan aspak mirë humbjen me 3 gola.

luis suarez sulmuesi uruguaian

Lini një Përgjigje