
Atletiko e Madridit triumfon 2-1 ndaj Valencias, në ndeshjen e javës së 16 në La Liga, duke marrë suksesin e plotë pas dy humbjeve radhazi.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin e avantazhit pas 17 minutave lojë me Koke. Më pas ekipi mik u përgjigj, por VAR-i anuloi golin e Pepelu për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 63 ishte Beltran që barazoi ndeshjen duke ngjallur shpresën te vendasit, shpresë kjo që u shua vetëm 11 minuta më vonë, pasi Griezman realizoi golin e fitores për madrilenët. Në minutën e 78, VAR-i i anuloi golin Shorloth të Atletikoss ë Madridit.
Me këtë sukes ekipi i Diego Pablo Simeones ngjitet në vendin e 4 me 34 pikë, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Valencia me 15 pikë mbetet në vendin e 16, vetëm një pikë nga zona e ftohtë.
Lini një Përgjigje