
Pas eliminimit në Champions League nga Interi, Bajern është kthyer sot në fushën e lojës në transfertën ndaj Heidenheimit, ndeshje e vlefshme për javën e 30 në Bundesligë. Bavarezët dominuan takimin nga fillimi në fund dhe fituan pa shumë lodhje 0-4.
Pjesa e parë foli e gjitha për bavarezët, të cilët gjetën rrjetën tre herë. Serinë e golave e hapi Herri Kejn në minutën e 12 me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Olize.
Goli i dytë u shënua 6 minuta më pas nga Konrad Laimer, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt të Gnabri. Goli i tretë erdhi nga Kingsli Koman në minutën e 35. Në pjesën e dytë, Xhoshua Kimish shënoi golin e katërt me një goditje të bukur brenda zonës.
Me këtë fitore, Bajerni afrohet gjithnjë e më shumë me titullin. Bavarezët kryesojnë me 72 pikë, 9 më shumë se Leverkuseni, i cili ka një ndeshje më pak. Në sfidat e tjera, Frajburgu fitoi 3-2 ndaj Hofenhajmit, Mainci barazoi 2-2 ndaj Volfsburgut, ndërsa Lajpcigu barazoi 1-1 ndaj Holshtein Kiel. Janë 3 ekipe në garë për vendin e katërt, “bileta” e fundit që të dërgon në Champions League.
Lajpcigu renditet i katërti me 49 pikë, Frajburgu në vend të pestë me 48 pikë, ndërsa Mainc i gjashti me 47 pikë.
Lini një Përgjigje