
Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon të ri të Bundesligës. Bavarezët kanë fituar 2-3 në transfertë ndaj Augsburgut. Serinë e golave e hapi Serzh Gnabri në minutën e 28, i cili shënoi me kokë pas asistit perfekt të Herri Kejn.
Në fund të shtesës në pjesën e parë, ishte radha e Luis Diaz për të dërguar topin në rrjetë, pas asistit të Laimer. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Bajernin. Në fillim të pjesës së dytëishte radha e Majkëll Olize për të dërguar topin në rrjetë, duke treguar gjithë klasin e tij, pas asistit që mori nga Kejn.
Në minutën e 53, vendasit shënuan golin e parë me Jakiç, ndërsa në minutën e 75 të dytin me Komur. Rezultati final, 2-3 për Bajernin. Nëse pjesa e parë ishte fantastike për bavarezët, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të dytën, ku i lanë shumë hapësira kundërshtarit dhe rrezikuan fitoren.
Lini një Përgjigje