TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 16:45

Gol “magjik” nga Asllani, sulmuesi shqiptar tregon klasin në Bundesligë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol “magjik” nga Asllani, sulmuesi shqiptar tregon klasin në

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një sezon të suksesshëm me Hofenhejmin në Bundesligë, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë ndaj Maincit, 23-vjeçari realizoi një gol të bukur në minutën e 23-të. Pas një aksioni të rrjedhshëm, topi përfundoi në këmbët e Asllanit, i cili u koordinua saktë dhe me një goditje të majtë arriti të mposhtte portierin kundërshtar.

Me këtë realizim, Asllani e çon në 9 numrin e golave në Bundesligë për këtë sezon, ndërsa ka kontribuar edhe me 5 asiste në 27 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Paraqitjet e tij pozitive janë reflektuar edhe në ekipin kombëtar të Kosovës. Ai u aktivizua në ndeshjet “play off”, ku arriti të shënonte në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, ndërsa në finale ishte pranë golit, por u ndal nga shtylla.

Nëse sulmuesi dardan vijon me këtë ritëm, pritet që në të ardhmen e afërt të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

fisnik asllani sulmuesi shqiptar hofenhejm

Lini një Përgjigje