TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2024, 19:23

Ballkani i thotë lamtumirë Champions, eliminohet nga ekipi modest pa nisur mirë aventurën europiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ballkani i thotë lamtumirë Champions, eliminohet nga ekipi modest pa

Ballkani i thotë lamtumirë Champions League pa nisur mirë. Kampionët e Kosovës janë eliminuar që në turin e parë  të këtij kompeticioni, pasi janë mundur nga ekipi i Santa Koloma nga pika e bardhë e penalltive me rezultatin 2-4. Ndeshja e parë mes këtyre 2 skuadrave kishte përfunduar me fitoren e Ballkanit me rezultatin 1-2, duke e dërguar ndeshjen si fillim në shtesa, pasi ekipi nga Andorra gjeti rrugën e rrjetës në fundin e takimit, duke bërë që rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshjeje të përfundonte në 3-3.

Në minutën e 90+2, Santa Koloma zhbllokoi ndeshjen falë një autogoli nga Egzon Sinani.


10 minuta më vonë, miqtë gjetën edhe golin e dytë. Heroi i këtij ekipi ishte De Hesus.


Kur mendohej se ekipi andorrian do të arrinte kualifikimin historik, Ballkani realizoi golin që i mbajti gjallë kaulifikimin për në turin e dytë kualifikues të Champions League me Hamidin në minutën e 109.


Për më shumë se 60 minuta, Ballkani luajti me 10 lojatrë, pasi sulmuesi Adetunji u ndëshkua me karton të kuq.


Në turin e dytë kualifikues, Santa Koloma do të ndeshet me danezët e Midtjyland, ndësa Ballkani do të vazhdojë aventurën europiane në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare do të përballet me humbësin e çiftit Linkoln Red Imps-Hamrun Spartans.

ballkani santa koloma champions league

Lini një Përgjigje