TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2023, 20:40

Barazim me shije fitoreje për Tiranën, derbi dhuron spektakël, bardheblutë mbrojnë kreun ndaj Partizanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Barazim me shije fitoreje për Tiranën, derbi dhuron spektakël,

Përfundon derbi i kryeqytetit që mbyll edhe javën e 33 të Abissnet Superiore. Tirana dhe Partizani kanë dhuruar spektakël. Ndeshja e luajtur në “Air Albania” është mbyllur në barazim 1-1.

Të Kuqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 53. Pas një kombinimi në zonë Mba-Da Silva, braziliani gjuajti bukur dhe mposhti portierin Bekaj.


4 minuta më vonë u përsëritën sërish skenat e turpshme të gjuajtjeve me fishekzjarrë të portierëve, këtë herë u godit portieri i Partizanit, Rexhepi.

 


Në minutën e 80, Deliu barazoi shifrat për Tiranën. Ai lëshoi një gjuajtje të pakapshme nga jashtë zonës.


Me këtë barazim, Tirana mban e vetme vendin e parë me 60 pikë, ndërsa ndiqet nga Partizani në vendin e dytë me 58 pikë.

Dy ekipet do të rivalizojnë deri në javën e fundit të Abissnet Superiore për titullin kampion.

Kujtojmë se ditën e sotme në orën 15:00 u luajtën 4 takimet e tjera të javës së 33, ku u arritën këto rezultate:

1-Erzeni  1-2  Bylis

2-Kukësi  3-0  Laçi

3-Kastrioti  1-0  Egnatia

4-Vllaznia  1-0  Teuta

tirana partizani abissnet superiore derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje