TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2023, 19:22

Derbi i titullit kampion mbërrin deri në Itali, Edi Reja i ftuari special në “Air Albania” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i titullit kampion mbërrin deri në Itali, Edi Reja i ftuari

Derbi Tirana-Partizani ka ngjallur interesin e të gjithëve dhe jo vetëm të tifozëve të të dyja skuadrave.

Supersfida ka patur në tribunat e “Air Albania” edhe një të ftuar special. I pranishëm edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja i shoqëruar nga Fulvio Pea. Duke qenë tashmë një njohës i mirë i futbollit shqiptar, tekniku italian ka vendosur të jetë i pranishëm për këtë takim mjaft të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit.

Nuk dihet qëllimi i vizitës së tij në Tiranë, nëse ishte thjeshtë i ftuar për të ndjekur derbin, apo edhe diçka tjetër. Gjithsesi, ish-trajneri Reja është një teknik i mirëpritur dhe i vlerësuar në futbollin shqiptar.

edi reja ish-trajneri i kombëtares derbi tirana-partizani

Lini një Përgjigje