
“Transfermarkt” ka zbuluar së fundmi 10 ekipet me sulmet më të shtrenjta në botë. Në vendin e 10 qendron Mançester Junajtid me 6 sulmuesë, me vlerë 265 milionë euro.
Atletko e Madridit renditet në vendin e 9 me 9 sulmuesë me vlerë 310 milionë euro. Bajerni i Mynihut renditet i teti në këtë listë me 5 sulmuesë me vlerë 317 milionë euro. Çelsi renditet në vendin e 7 me 323 milionë euro me 10 sulmuesë. Me 6 milionë euro më shumë renditet Liverpuli në vendin e 6, por vetëm me 5 sulmuesë.
6 sulmuesit e Barcelonës kushtojnë 400 milionë euro dhe katalanasit renditen të pestët. Kampionët në fuqi të Europës, PSG-ja, renditet në vendin e 4 me 7 sulmuesë me vlerë 408 milionë euro.
Podiumi është ky: Arsenali në vend të tretë me 439 milionë euro me 8 sulmuesë. Mançester Siti në vend të dytë me 525 milionë euro me 7 sulmuesë. Në krye të listës qendron Reali i Madridit me 7 sulmuesë, të cilët vlejnë 553 milionë euro.

Lini një Përgjigje