
Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim muskulor, që pritet ta mbajë për 1 muaj larg fushës së blertë. Mbrojtësi i Kombëtares është rrethuar nga mesazhe të shumta të tifozëve të Majorkës.
Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shihemi shpejt”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares.
Kumbulla kishte fituar menjëherë vendin e titullarit te Majorka. Sfida e fundit ishte me Atletikon e Madridit, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 36.
25-vjeçari u afrua në mesin e gushtit si i huazuar te Majorka. Në fund të sezonit ekziston mundësia për blerjen e kartonit të tij.

Lini një Përgjigje