TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 16:35

Boavista në proces likuidimi, gjigandi portugez me fanelën si tabelë shahu drejt shuarjes

Shkruar nga Pamfleti

Boavista në proces likuidimi, gjigandi portugez me fanelën si

Më 1903, punëtorë britanikë dhe portugezë, themeluan në Porto një klub shumë të vecantë, Boavistën, e njohur për fanelën e saj ikonike me kuadrata bardhezi si tabelë shahu.

Pas 122 vitesh histori dhe duke qenë një prej 5 skuadrave që kanë mundur të fitojnë titullin në Portugali, Boavista ose siç quhet ndryshe ‘Pantera’ po kalon momentin më delikat në historinë e saj. Sezonin e kaluar klubi e mbylli kampionatin e Primera Division në vendin e fundit dhe për shkak edhe të problemeve të mëdha financiare dhe proceseve gjyqësore për përfshirje të mundshme në korrupsion, këtij klubi i është mohuar regjistimi në divizionin e dytë, të tretë dhe të katërt të futbollit luzitzan. Një rënie e lire institucionale që solli edhe skenarin më të frikshëm.

Tani, administratori i klubit kërkoi formalisht likuidimin e Boavistës duke parë paaftësinë e klubit për të zgjidhur problemet ekonomike. Megjithatë nga klubi, këmbëngulin se ky proces nuk do të thotë zhdukje përfundimtare e Boavistës, pasi klubi ka marrë dritën jeshile për një plan ekonomik shpëtimtar që mund të mbajë në jetë këtë institucion.

Data vendimtare do të jetë 16 dhjetori, kur kreditorët do të vendosin nëse ky projekt është i vlefshëm apo jo. Nëse plani do të hidhet poshtë, atëherë Boavista pas më shumë se një shekulli do të pushojë së ekzistuari.

Situata dramatike e skuadrës së fundit kampione të ligës portugeze para dominimit të Benfikës, Portos dhe Sportingut të Lidbonës (Boavista e ka fituar titullin më 2001) dhe një prej 5 skuadrave të vetme luzitane  që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve, sjell në kujtesë, rastetë tjera të ngjashme të kohëve të fundit në futbollin evropian siç është ai i Bordo në Francë apo klubit të Breshas në Itali, për të treguar se as gjigandët historikë të futbollit nuk mund të mbijetojnë nëse financat pësojnë kolaps.

boavista skuadra portugeze

Lini një Përgjigje