TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 14:25

Anis Mehmeti vijon t’i dërgojë sinjale Sylvinhos, ylli shqiptar tund sërish rrjetën në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti vijon t’i dërgojë sinjale Sylvinhos, ylli shqiptar

Anis Mehmeti është padyshim një nga lojtarët më në formë në Championship-in anglez, ku vijon të ndihmojë skuadrën e tij Bristol City në misionin për t’u ngjitur drejt Premier League-s.

Në sfidën kundër Portsmouth-it, 24-vjeçari kuqezi realizoi me kokë në minutën e 17-të të sfidës, për të kaluar në avantazh Bristolin.

Ky është goli numër 6 për Mehmetin këtë sezon, i cili numëron gjithashtu edhe 6 asistime në 18 ndeshje të Championship-it.

Kujtojmë që Mehmeti nuk grumbullohet me Kombëtaren shqiptare që nga vera e vitit 2023, teksa fantazisti shqiptar vazhdon t’i dërgojë mesazhe të qarta Sylvinhos se është gati të rikthehet të veshë fanellën kuqezi.

 

 

 

Lini një Përgjigje