TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2025, 13:28

Bomberi i kombëtares sfidon sulmuesin serb, 28-vjeçari realizon dopietë në Champions

Shkruar nga Pamfleti

Bomberi i kombëtares sfidon sulmuesin serb, 28-vjeçari realizon

Sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj e ka rritur “kurbën” e formës, teksa së fundmi shënoi dopietë në Champions League e Azisë, takimi mes Al Sharjah-Al-Gharafa 4-3. Pas këtij dueli, bomberi lushnjar është përzgjedhur “Lojtari i Ndeshjes”.

Impakti i Manaj në ekip është i madh, ndonëse ka pak kohë që është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në rrjetet sociale të “Champions League Asia”, shqiptari 28-vjeçari gjendet përkrah lojtarëve të tjerë që spikatën në ndeshjet e para të këtij kompeticioni, ku nuk mungojnë as sulmuesi serb Dushan Tadiç apo ish-mbrojtësi i Milanit Teo Hernandez.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AFC (@theafchub)

rei mana sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje