TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2025, 19:23

Presidenti i Fenerbahçes vazhdon luftën me Murinjon: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Fenerbahçes vazhdon luftën me Murinjon: Me të u

Lufta e hapur mes Zhoze Murinjos dhe ish-klubit të tij, Fenerbahçes, duket se nuk njeh fund. Palët kanë shkëmbyer akuza e batuta gjatë ditëve të fundit dhe gjithçka është përkeqësuar ndjeshëm pasi Murinjo firmosi për Benfikën, ekipin që eliminoi skuadrën turke nga Liga e Kampioneve.

Në prezantimin e tij, Murinjo e shtoi dozën e akuzave, duke deklaruar se kishte gabuar duke shkuar te Fenerbahçe “pasi nuk ishte në lartësinë e tij” dhe se e “kishte kuptuar gabimin” duke u kthyer te Benfika që ishte klub i një niveli të lartë.

Presidenti i klubit turk, Ali Koç, nuk ka vonuar t’i përgjigjet trajnerit portugez.

Largimi i Murinjos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është një deklaratë që zhvlerëson një trajner të këtij niveli. Të gjithë lojtarët tanë që kishin shkëlqyer në sezonin e 99 pikëve, regjistruan rënie. Kerem Aktyrkoglu shënoi golin vendimtar, humbja jonë nuk është faji i tij:”, tha Koç duke iu kundërvënë Murinjos.

ali koç presidenti i fenerbahçes zhoze murinjo

Lini një Përgjigje