TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 14:29

Botërori 2026/ Garë e egër për 'Këpucën e Artë', Messi 'kërcënohet' nga Mbappe dhe Halaand; Ronaldo mbetet në hije

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Garë e egër për 'Këpucën e
Garë e egër për 'Këpucën e Artë', Messi 'kërcënohet' nga Mbappe dhe Halaand

Në një Kupë Bote që po dhuron emocione dhe spektakël, gara për “Këpucën e Artë” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tifozëve. Në krye të renditjes së golashënuesve ndodhet Lionel Messi me 5 gola, duke treguar se vazhdon të jetë protagonist absolut edhe në skenën më të madhe të futbollit.

Pas argjentinasit renditen Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, të cilët kanë realizuar nga 4 gola secili. Sulmuesi francez vijon të spikasë me shpejtësinë dhe efikasitetin e tij para portës, ndërsa Haaland po konfirmon statusin si një prej bomberëve më të rrezikshëm të futbollit modern.

Ndërkohë, bie në sy mungesa e golit nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në këtë Botëror, megjithatë eksperienca ka treguar se lojtarë të kalibrit të tij nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë.

Mes kandidatëve për “Këpucën e Artë” mbetet edhe Harry Kane. Golashënuesi më i mirë i Botërorit 2018 e ka nisur këtë edicion me një dopietë ndaj Kroacisë, duke hyrë menjëherë në garë për kreun e renditjes.

Me dy golat e realizuar ndaj Austrisë, Messi vendosi gjithashtu një rekord historik, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 18 gola, dy më shumë se Miroslav Klose, me të cilin ndante më parë rekordin.

Megjithatë, Mbappé nuk vonoi të japë përgjigje. Falë dopietës kundër Irakut, francezi arriti në kuotën e 16 golave në vetëm tre Botërorë ku ka marrë pjesë. Në moshën 27-vjeçare, ai konsiderohet kërcënimi më i madh për rekordet e Messit në vitet e ardhshme.

Për argjentinasin nuk kanë munguar as vlerësimet. Miroslav Klose, rekordmeni i mëparshëm, u shpreh se “Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ndërsa Zlatan Ibrahimovic e vuri në pah madhështinë e tij me një krahasim domethënës, duke thënë se fakti që Messi ka shënuar pesë gola në dy ndeshje flet vetë, ndërsa ai vetë ka realizuar “zero gola në dy Botërorë”.

Lini një Përgjigje