TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 15:40

Botërori i femrave flet “shqip”, Suedia fiton medaljen e bronzit falë Kosovare Asllanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Botërori i femrave flet “shqip”, Suedia fiton medaljen e

Suedia ka mposhtur Australinë duke u renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës për femra. Kombëtarja nordike ka marrë medaljen bronztë falë rezultatit 2-0 ndaj vendaseve të Australisë në “Suncorp Stad”, stadium ku morën pjesë rreth 50 mijë tifozë.

Kosovare Asllani la shenjën e saj me golin që vulosi triumfin e Suedisë. Ishte minuta e 62, kur sulmuesja shqiptare e Milanit, tundi rrjetën kundërshtare me një goditje shumë të bukur.

Kjo është hera e katërt që Suedia e mbyll Kupën e Botës për femra në vendin e tretë, ndërkohë që Asllani gjeti golin e parë në këtë turne. 34-vjeçarja u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 9. Finalja e madhe mes Anglisë dhe Spanjës, do të zhvillohet të dielën, duke nisur prej orës 12:00.

 

kosovare asllani sulmuesja shqiptare botërori i femrave suedia

Lini një Përgjigje