Sport26 Dhjetor 2023, 19:31

Brazili rrezikon përjashtimin nga Botërori, reagon djali i Pele: Shpirti i babait tim nuk do të prehej i qetë nëse do të ndodhë kjo gjë

Shkruar nga Pamfleti

Brazili rrezikon përjashtimin nga Botërori, reagon djali i Pele:

Një lajm tronditës ka ardhur për Brazilin, me kombëtaren e “Seleçaos” që rrezikon të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet e FIFA-s, përfshirë dhe Botërorin për shkak të problemeve me presidentin.

Për këtë gjë ka zgjedhur të reagojë edhe Edinjo, djali i legjendës Pele, i cili u shpreh se shpirti i të atit nuk do të prehej në paqe nëse kjo gjë do të ndodhë.

Krisjet nuk ndodhën brenda natës. Ka probleme akoma dhe më të mëdha. Ne kemi lojtarë të mëdhenj. Nëse babai do të ishte mes nesh këtë vit, ai do të mërzitej vërtetë shumë”, ishin fjalët e Edinjos.

Kombëtarja e “Seleçaos” po lufton për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. 5 herë kampionët e Botës aktualisht renditen në vendin e gjashtë në renditjen e Amerikës së Jugut dhe është pa yllin e saj, Nejmar, i cili është i dëmtuar.

edinjo djali i pelesë brazili