TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2026, 16:27

Broja ndoqi nga tribuna fitoren e Bërnlit, trajneri Parker zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Shkruar nga Pamfleti

Broja ndoqi nga tribuna fitoren e Bërnlit, trajneri Parker zbulon arsyen

Armando Broja nuk ishte pjesë e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Kristal Palas, pasi trajneri Skot Parker vendosi ta lërë sulmuesin e Kombëtares shqiptare në tribunë.

Sipas deklaratës së vetë teknikut pas ndeshjes, vendimi nuk lidhej me ndonjë dëmtim serioz, por ishte një zgjedhje teknike. Parker theksoi se për këtë sfidë kishte mundësi të përfshinte vetëm një numër të caktuar lojtarësh në listë.

Ishte me të vërtetë thjesht një vendim për skuadrën dhe sigurisht si e ndjeva më të mirën. Ai ka pasur një problem të vogël, por vendimi im ishte thjesht ky. Në këtë moment, mund të emëroj vetëm një numër të caktuar lojtarësh dhe kjo ishte mënyra si vepruam”, u shpreh Parker.

Broja më herët kishte humbur vendin e titullarit, ndërsa kjo është hera e radhës që mbetet jashtë planeve për një sfidë të rëndësishme në kampionat.

Ndërkohë, Bërnli regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Kristal Palas me rezultatin 2-3 pas përmbysjes. Tri pikët i dhanë fund serisë negative të rezultateve dhe rikthyen skuadrën te suksesi pas disa ndeshjesh pa fitore.

Mbetet për t’u parë nëse Broja do të rikthehet në listën e të grumbulluarve në sfidat e ardhshme dhe cili do të jetë roli i tij në vijim të sezonit.

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje