TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2026, 21:05

Sulmuesi shqiptar eliminon Interin nga Kupa e Italisë, e ardhmja e kombëtares kuqezi nuk ndal së shënuari me Juven (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar eliminon Interin nga Kupa e Italisë, e ardhmja e

Arman Durmishi vijon të marrë minuta me ekipin U-20 të Juventusit, megjithëse është vetëm 17 vjeç. Sulmuesi, i cili la Slloveninë për t’u aktivizuar me Shqipërinë, u përfshi në çerekfinalen e Kupës së Italisë për këtë grupmoshë kundër Interit.

Trajneri e la fillimisht në stol. Juventusi e kontrolloi ndeshjen që në minutat e para dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë. Durmishi hyri në lojë në pjesën e dytë, në një moment kur Interi kërkoi të rritej në ritëm. Në portën zikaltër ishte titullar Alain Taho.

Në minutën e 81-të, Durmishi shfrytëzoi rastin e parë konkret dhe shënoi për 2-0. Goli mbylli praktikisht ndeshjen. Juventusi realizoi edhe golin e tretë dhe siguroi fitoren 3-0, rezultat që e çon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë U-20.


Me këtë gol, Durmishi shënon golin e shtatë në 15 ndeshje këtë sezon me Juventusin U-20. Statistikat konfirmojnë se ai po aktivizohet rregullisht në një grupmoshë më të madhe se mosha e tij biologjike.

Performanca në një ndeshje direkte ndaj Interit e vendos emrin e tij në listën e lojtarëve që po marrin rol konkret në strukturën e të rinjve të Juventusit këtë sezon.

arman durmishi sulmuesi shqiptar juventus u-20

Lini një Përgjigje