TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2024, 16:04

Broja nuk luan deri në tetor, Çelsi do t’i paguajë rrogën; detajet e transferimit të sulmuesit kuqezi tek Evertoni

Shkruar nga Pamfleti

Broja nuk luan deri në tetor, Çelsi do t’i paguajë

Evertoni ka huazuar sulmuesin e Çelsit, Armando Broja. Marrëveshja është arritur për sezonin 2024-2025 si hap i parë. Në të është përfshirë opsioni për ta bërë lëvizjen e përhershme verën e ardhshme për një tarifë prej 30 milionë stërlinash.

Evertoni kishte kohë deri në orën 1 të mëngjesit për ta përfunduar transferimin, pasi kishte dorëzuar një fletë marrëveshjeje përpara afatit të fundit të orës 23:00.

Sulmuesi shqiptar pritet të mungojë deri në mes të tetorit për shkak të një dëmtimi në këmbë. Marrëveshja kuptohet të jetë e favorshme financiarisht për Evertonin, derisa Broja të kthehet në gjendje të plotë.

Çelsi do të vazhdojë të paguajë rrogën e Armando Brojës deri sa sulmuesi të jetë gati për të luajtur. Në atë moment rroga e shqiptarit do të mbulohet nga Evertoni që nuk paguan asnjë qindarkë huazimi dhe ka thjesht të drejtën e blerjes 30 milionë stërlina në fund të sezonit.

Broja pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në dhjetor 2022, gjë që e mbajti jashtë fushave deri në shtator të vitit pasardhës. Shqiptari më pas iu bashkua Fulhamit në merkaton e janarit, por koha e tij e lojës në “Craven Cottage” ishte e kufizuar, duke bërë vetëm 8 paraqitje dhe dështuar të shënonte.

I çuditshëm duket fakti që Armando Broja, është grumbulluar në listën e Kombëtares, për dy sfidat e muajit shtator kundër Ukrainës më 7 shtator dhe Gjeorgjisë më 10 shtator.

armando broja sulmuesi kuqezi everton

Lini një Përgjigje