TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2025, 16:10

Buskets njofton tërheqjen nga futbolli me një ‘mal’ me trofe: Barcelona klubi i jetës sime

Shkruar nga Pamfleti

Buskets njofton tërheqjen nga futbolli me një ‘mal’ me

Serxhio Buskets, një nga mesfushorët më të mirë të brezit të tij, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni me Inter Majemi: “Këto do të jenë muajt e mi të fundit në fushë, tërhiqem i lumtur dhe i qetë. Kanë qenë 20 vite të jashtëzakonshme, futbolli më ka dhuruar eksperienca unike së bashku me miqtë e mi. Falënderoj Barcelonën, klubin e jetës sime. I kam realizuar të gjithë ëndrrat që kisha, kam festuat tituj të shumtë në Camp Nou”, u shpreh Buskets.

Në karrierën e tij brilante, Buskets ka fituar 3 Champions League, 9 kampionate në La Liga, 7 Kupa të Mbretit dhe shumë trofe të tjerë me Barçën, ndërsa me Spanjën është shpallur kampion Bote dhe Evrope.

serxhio buskets mesfushori spanjoll

Lini një Përgjigje