
Brighton ka arritur që të sigurojë një fitore minimale 1-0, përballë Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, të Premier League.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Brighton por pa pasur sukses për të zhbllokuar sfidën. Nga ana tjetër, Villa ishte pothuajse inekzistente, duke regjistruar vetëm një goditje në kuadrat në 45 minutat të cilat u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, Brighton mori sërish kontrollin e lojës dhe në minutën e 68-të arriti të shënonte me anë të Gross, por goli u anulua më pas nga VAR për pozicion jashtë loje. Fati për Brighton do të trokiste në minutat e fundit të lojës. Në minutën e 87-të Brighton fitoi një penalti të cilën e Joao Pedro e humbi në tentativën e parë, por që më pas arriti të godiste sërish topin dhe të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.
Me këtë rezultat, Brighton ngjitet në vendin e 11-të me 47 pikë, ndërsa Villa rrezikon të humbasë vendin që e dërgon në Champions League me vetëm 67 pikë në vendin e katërt.

Ndeshja tjetër e Premier Leagues, mes Chelseas dhe West Ham u mbyll me rezultatin 5-0, me blutë e Londrës të cilët duket se kanë gjetur veten në ndeshjet e fundit të sezonit.
Që në pjesën e parë, Chelseau tregua e pamëshirshme duke shënuar 3 herë në portën e ‘Çekiçëve’. Goleada u hap nga Palmer në minutën e 15-të, më pas Gallagher shënoi të dytin në minutën e 30-të dhe në të 36-ën, Madueke.
Në pjesën e dytë, pavarësisht se pritej një reagim nga ana e West Ham, asgjë nuk ndryshoi dhe Chelsea përfundoi duke shënuar dhe dy herë të tjera me anë të sulmuesit Jackson, në të 47’-ën dhe në të 80’-ën.
Me këtë fitore 5-0 Chelse ngjitet në venin e 7-të me shpresën për të kapur Ligën e Konferencës me 54 pikë, dy më pak se Newscastle që mban këtë pozicion.

Lini një Përgjigje