Sport 2 Mars 2024, 21:16

Debutim ëndrrash për sulmuesin kuqezi, 25-vjeçari e nis me gol aveturën tek ekipi i ri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Debutim ëndrrash për sulmuesin kuqezi, 25-vjeçari e nis me gol

Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Albion Ademi, që e ka nisur me gol aventurën e re te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit.

25-vjeçari realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1-1 në shtëpi me Nantong Zhiyun ditën e sotme. 

Ademi shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 51, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 nga trajneri Panuçi, ndërkohë që numëron edhe 5 ndeshje me Shpresat. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 天津津门虎足球俱乐部(非官方) (@fctianjinteda)

albion ademi sulmuesi i kombëtares