Sport 2 Mars 2024, 20:30

Lajm aspak i mirë për Armando Brojën, sulmuesi i gjigandit italian gjithnjë e më pranë transferimit te Çelsi

Shkruar nga Pamfleti

Lajm aspak i mirë për Armando Brojën, sulmuesi i gjigandit

E ardhmja e Viktor Osimhen pritet që në verë të jetë larg Napolit. Sulmuesi nigerian me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën gjigandit italian, për të vazhduar karrierën në një kampionat tjetër.

Gjasat janë shumë të larta që Osimhen të transferohet në Angli. Madje është mësuar edhe klub ku nigeriani dëshiron që të transferohet. Çelsi është në “Pole-Position” për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Diçka të tillë e konfirmon edhe ish-lojtari i Bluve të Londrës, gjithashtu bashkëkombas me Osimhen, Xhon Obi-Mikel. Ky i fundit shprehet se dëshira e sulmuesit të Napolit është që ta vazhdojë karrierën te skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino në Premier Ligë. Ku edhe sipas “Calciomercato”, ish-mesfushori i Çelsit po përpiqet shumë për ta kryer këtë operacion.

Një lajm ky aspak i mirë për Armando Brojën, pasi do i hiqte çdo mundësi që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të qendronte te Çelsi. Ky mund të quhet një “shkelmim” nga ana e Osimhen që e nxjerr Armando Brojën jashtë planeve të “Bluve të Londrës”.

viktor osimhen armando broja çelsi