
Benxhamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20, për të dyfishuar shifrat ndaj Lorientit.
Çfarë ra në sy ishte festa me shqiponjën e mbrojtësit. Pavard vendosi kështu për shkak të lidhjes me partneren shqiptare, Kleofina Pnishi.
Francezi është i huazuar te Marseja, pasi kartonin e tij e zotëron Interi. Në fund të sezonit klubi francez gëzon të drejtën për të blerë kartonin.
Lini një Përgjigje