TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2025, 15:39

Arsenali nuk fal në shtëpi, “Topçinjtë” i prishin debutimin trajnerit që fitoi Ligën e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali nuk fal në shtëpi, “Topçinjtë” i

Arsenali kthehet te fitorja në Premier Ligë. Pas humbjes kundër Liverpulit në javën e tretë, “Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat 3-0 Notingam Forest.

Sfida u zhbllokua nga Zubimendi në minutën e 32, ndërsa Giokeres dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Ndeshja u vulos nga Zubimendi i cili shënoi golin e tretë në minutën e 79.

Ky debutim kthehet në makth për trajnerin Ange Postekoglu, i cili mori drejtimin e Notingamit pas shkarkimit të Nunjo Espirito Santos. Kujtojmë se Postekoglu fitoi Ligën e Europës me Totenhemin.

Me këtë fitore skuadra e Artetës merr përkohësisht vendin e parë me 9 pikë.

arsenal notingam forest premier liga

Lini një Përgjigje