
Shkroi historinë në Lojërat Olimpike duke i dhuruar Shqipërisë medalje bronzi, por aventura në Botërorin e Mundjes nuk filloi si duhet për mundësin kuqezi Islam Dudaev. As shorti nuk ishte në favor, teksa rivali i parë ishte kampioni i botës, Iszmail Muszukajev.
Dudaev, i cili në këtë Botëror garon në peshën deri 70 kg në mundjen e lirë zhvilloi një ndeshje të fortë deri në fund. Ishte i parë që kaloi në avantazh, duke fituar 1 pikë, por në fund ishte Muszukajev që barazoi 1-1 dhe në bazë të kritereve të përcaktuara kaloi më tej.
Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të ripeshkohet në vijim të këtij turneu.
Ndërkohë, në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultatin e pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.
Në Botërorin e këtij viti, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga mundësit Shermen Valiev, Gjete Prenga dhe Albina Drazhi, të cilët do të zbresin në tapet në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje