TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2023, 22:12

Derbi i kryeqytetit “vishet” bardheblu, Tirana përmbys Dinamon në ‘frymën e fundit’, VAR-i rrëmben skenën në “Elbasan Arena” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i kryeqytetit “vishet” bardheblu, Tirana përmbys

5 gola të shënuar, tre penallti, në fund feston Tirana. Derbi i kryeqytetit, edhe pse jo më shijen e dikurshme, vishet bardheblu. Ekipi i Shehit e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri duke thyer Dinamon, për më tepër një fitore me përmbysje. Për fat te keq, ky derbi nuk u zhvillua në “Air Albania”, por u shpërngul në “Elbasan Arena”, duke bërë që atmosfera të mos ishte ajo që i ka hije këtij derbi. Di Biaxho e nis me humbje këtë aventurë në Shqipëri, por ekipi i tij dhuroi sinjale pozitive edhe pse një ekip i ri, i ndërtuar sërish nga e para. 

Dinamo befasoi Tiranën teksa kaluan të parët në avantazh me Kaçorrin në minutën e 24, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.


Festa e dinamovitëve nuk zgjati shumë, pasi Hila barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29.  


Në pjesën e dytë, skenën e rrëmbeu VAR-i, teksa u akorduan jo pak por tre penallti. Fillimisht ishte Dinamo, me Denison që kaloi në epërsi blutë në minutën e 59.


 Në minutën e 74 ishte radha e Tiranës për të fituar një penallti, ndërsa nga 11 metra distancë, Latifi u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2. 


Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 90, bardheblutë fituan një tjetër penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Këtë herë nga 11 metra distancë, Hasani u tregua perfekt, duke përmbysur rezultatin në 3-2, duke bërë që Tirana të festojë për këtë fitore në derbi. 



tirana dinamo derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje