TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2023, 20:10

Bajerni me hap kampioni, kampionët e Gjermanisë mposhtin lehtësisht Augsburgun, Herri Kejn shkëlqen me dopietë

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni me hap kampioni, kampionët e Gjermanisë mposhtin

Bajerni i Mynihut ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Ekipi i Tuhelit ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Augsburgut. 

Goli i parë erdhi dhuratë nga miqtë në minutën e 32, ndërsa Herri Kejn arriti të shkëlqejë sërish duke shënuar dygolësh.  

Goli i vetëm për Augsburgun u shënua nga Beljo në minutën e 86. 

Kështu Bajerni i Mynihut renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Unionin e Berlinit. 

bajerni i mynihut augsburg bundesliga

Lini një Përgjigje