TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2025, 20:36

Derbi i Manchester-it, City tirumfon përballë United; Haland nuk di të ndalet!

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i Manchester-it, City tirumfon përballë United; Haland nuk di

Manchester City dominoi plotësisht derbin përballë Manchester United-in, pas një fitoreje 3-0 në Etihad Stadium, në javën e katërt të Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës tregoi epërsi të qartë, duke e çuar City-n në vendin e 8-të me 6 pikë, ndërsa United-i mbetet në vendin e 14-të me vetëm 4 pikë.

Llogaria e golave për City-n u hap në minutën e ’18-të, nga Phil Foden hapi me një gol të bukur pas një pasimi të saktë nga Bernardo Silva, duke goditur me saktësi nga brenda zonës.

Në pjesën e dytë, makineria e golave, Erling Haaland dyfishoi avantazhin, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së United-it dhe duke kaluar portierin André Onana me një goditje të ftohtë në minutën e ‘53-të.

Pak minuta më pas, Haaland vulosi fitoren me golin e dytë personal, një goditje e fuqishme pas një kombinimi me Jack Grealish, duke çimentuar dominimin e City-t.

Loja foli për City-n i cili kontrolloi 58% të posedimit të topit dhe kishte 7 goditje në portë kundrejt 2 të United-it. United, i drejtuar nga Ruben Amorim, pati një rast të rrezikshëm me Bruno Fernandes (traversë në minutën 76), por mungesa e ideve dhe dobësitë në mrojtje i lanë pa shanse. City tani përgatitet për Arsenalin, ndërsa United-i përballet me një sfidë të vështirë kundër Liverpool-it.

Lini një Përgjigje