TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2025, 17:33

Valiev nderon Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, kualifikohet në finalen e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Valiev nderon Shqipërinë në Botërorin e Mundjes,

Mundësi, Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.

Në përballjen gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar. Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.

Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat. Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.

Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën.

Lini një Përgjigje