TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2025, 14:34

Pas Ismajlit edhe Asllani shtrihet në fushë, frikë për kuqezinjtë në Romë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ismajlit edhe Asllani shtrihet në fushë, frikë për

Torino luajti sot në transfertën e Romës. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Seria A.

Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani e nisën nga minuta e parë sfidën për Torinon. Në pjesën e parë ishte Ismajli që alarmoi stafin për një dëmtim, ndërsa në të dytën Asllani.

Fatmirësisht kuqezinjtë nuk patën asgjë serioze dhe vazhduan lojën. Gjatë fraksionit të parë ndërkohë të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, pas ndërhyrjeve të gabuara.

Asllani e la fushën e lojës në minutën e 80-të, ndërsa Torino po fitonte 0 me 1. Për Asllanin dhe Ismajlin është hera e parë që luajnë një ndeshje të Seria A krah njëri-tjetrit.

kristjan asllani

Lini një Përgjigje