TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2024, 21:13

“Deri në fund të vitit duhet të vendosësh për të ardhmen”, Mançetser Siti i vendos ultimatum Pep Guardiolës

Shkruar nga Pamfleti

“Deri në fund të vitit duhet të vendosësh për

E ndërsa skuadra e Mançester Sitit bindi në ndeshjen e javës së parë pas fitores në transfertë ndaj Çelsit, problematika që kërkon zgjidhje te “Qytetarët” në këto momente është e ardhmja e teknikut Pep Guardiola.

Spanjolli i ka “dribluar” me shumë finesë shpesh herë pyetjet e gazetarëve lidhur me të ardhmen e tij, por sipas mediave britanike këtë herë është vetë klubi nga Mançesteri që i kërkon Guardiolës që të marrë një vendim sa më parë, madje sikundër raportojnë këto media ata i kanë kërkuar spanjollit të vendosë nëse do të qendrojë apo jo sezonin e ardhshëm deri në fund të Dhjetorit.

Kujtojmë që ky është sezoni i fundit sipas kontratës mes Sitit dhe Pep Guardiolës.

pep guardiola tekniku spanjoll mançester siti

Lini një Përgjigje