TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 17:50

Devid Bekam shtrohet në spital, dëmtimi para 22 viteve e detyron t’i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga Pamfleti

Devid Bekam shtrohet në spital, dëmtimi para 22 viteve e detyron

Bashkëpronar i Inter Majemit dhe legjenda angleze, David Bekam është shtruar në spital. Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Viktoria përmes dy postimeve në “InstaStory”.

Sipas “The Sun”, Bekham iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rregulluar një dëmtim në kyçin e dorës që pësoi në një ndeshje miqësore të vitit 2003 midis Anglisë dhe Afrikës së Jugut. Në atë kohë iu vendos një pllakë metalike, por ajo nuk u shërua kurrë plotësisht. Një grafi e kohëve të fundit zbuloi se pllaka ishte zhvendosur, duke i shkaktuar ish-mesfushorit 50-vjeçar, dhimbje të forta.

Operacioni ishte i suksesshëm dhe Bekham tashmë po shërohet, i ndihmuar nga bashkëshortja e tij.

Devid Bekam shtrohet në spital, dëmtimi para 22 viteve e detyron

Megjithatë, prania e tij në Atlanta të dielën në mbrëmje për ndeshjen midis klubit ku Bekham e mbylli karrierën e tij në vitin 2013 dhe atij që ai zotëron tani është në dyshim serioz.

Klubi amerikan, i udhëhequr nga Lionel Mesi dhe kampionë të tjerë si Suarez, Buskets dhe Zhordi Alba, do të përpiqet të arrijë një sukses kundër PSG-së. Mungesa e mundshme e Bekham, simbol i projektit Inter Majemi, do të ndikonte gjithashtu dhe mbi të gjitha në një nivel emocional.

Devid Bekam shtrohet në spital, dëmtimi para 22 viteve e detyron

devid bekam legjenda angleze

Lini një Përgjigje