TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 17:29

Laçi i beson stolin një portugezi, kurbinasit prezantojnë Amorim

Shkruar nga Pamfleti

Laçi i beson stolin një portugezi, kurbinasit prezantojnë

Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore, ndërkohë që ditën e sotme kanë prezantuar edhe trajnerin e ri, teksa i kanë besuar stolin Rui Amorim.

Ai do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.

48-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfika Kastejo Branko, Salgueiros, Santa Klara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.  Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram”:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

rui amorim trajneri portugez laçi

Lini një Përgjigje