
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pas ndeshjes Kukësi-Tërbuni, e vlefshme për raundin 1/32 të Kupës së Shqipërisë. Takimi u mbajt në “Kukës Arena”, ndërsa vendasit fituan pas kohës shtesë me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Por ajo që ka tronditur, përkon me portierin me Brajan Marku. Sipas raportimeve të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit, bëhet e ditur se portieri 22-vjeçar i skuadrës së Tërbunit ka dhunuar për motive të dobëta një punonjës të policisë bashkiake.
Njoftimi i plotë:
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”.
Lini një Përgjigje