TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 14:42

Përballja Shqipëri- Angli, çmimet e biletave variojnë nga 25 deri në 500 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Përballja Shqipëri- Angli, çmimet e biletave variojnë nga

Pas 3 pikëve të fituara në Serbi, kombëtarja shqiptare e futbollit është në garë për një vend në play-off e Kupës së Botës 2026.

Në nëntor kuqezinjtë do të zhvillojnë dy sfidat e fundit, atë kundër Andorrës në datën 16 në transfertë dhe tre ditë më pas në ‘Arena Kombëtare’ do të luhet sfida ndaj Anglisë.

FSHF-ja ka nxjerrë biletat në treg një muaj para ndeshjes, nisur nga interesimi i lartë i tifozëve.

Institucioni i futbollit ka bërë me dije se në ndeshjen me Anglinë, do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri - Serbi, pra me short.

Për bileta, fillimisht duhet që tifozi të aplikojë përmes platformës ebileta.al, më pas do të jetë sistemi që do bëjë përzgjedhjen e tifozëve dhe më pas do vijohet me procesin e blerjeve.

Bie në sy se pjesa më e madhe e sektorëve në stadium kanë çmime të rritura për këtë sfidë. Një pjesë e vogël e tribunave më të largëta kushtojnë 2500 lekë, teksa pas porte një biletë kushton 3500 lekë.

Karshia, pra pjesa përballë që është më e preferuar kushton 9000 - 15000 lekë. Ndërkohë që për të ndjekur Kombëtaren nga tribuna VIP duhet të paguash mes 15000 - 50000 lekë.

Përballja Shqipëri- Angli, çmimet e biletave variojnë nga

Me dy ndeshjet e fundit për të luajtur, Shqipëria kërkon të mbajë vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në play-off.

Anglia, e kualifikuar për në fazën finale të Botërorit, ka 18 pikë. Shqipëria ndjek me 11 pikë, një më shumë se Serbia që mban vendin e tretë.

Letonia me pesë pikë ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Andorra me 1 pikë gjendet në fund.

Lini një Përgjigje