TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 21:08

Dinamo eliminon Vllazninë dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë, kryeqytetasit “përsërisin” ndeshjen me Egnatian

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo eliminon Vllazninë dhe kualifikohet në finalen e Kupës

Dinamo arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas fitores minimale 0-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja e parë mes dy ekipeve ishte mbyllur në barazim 1-1, duke e bërë vendimtare sfidën e kthimit.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75-të nga Dejvi Bregu. Mesfushori ndërmori një kundërsulm individual nga mesfusha, duke kaluar mbrojtjen kundërshtare dhe finalizuar saktë përballë portierit Aron Jukaj. Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Rastet për gol nuk munguan gjatë ndeshjes, me sulmuesin Bekim Balaj që pati një nga mundësitë më të mira për skuadrën shkodrane, por pa arritur të konkretizojë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia siguroi kualifikimin pas një përballjeje të fortë ndaj Elbasanit, e cila u vendos nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një dueli të balancuar, rrogozhinasit treguan saktësi më të madhe në goditjet vendimtare.

Përsëritet sërish finalja e edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia dhe Dinamo do të përballen në “Air Albania”, më 13 maj 2026 në orën 19:00.

Në finalen e kaluar ishte Dinamo që arriti të triumfonte, ndërkohë që një përballje tepër e luftuar pritet të jetë edhe kjo e 13 majit.

dinamo vllaznia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje