TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 16:50

Dinamo i jep prioritet të rinjve, mesfushori që u ftua nga kombëtarja U-19 firmos për 3 vite me kryeqytetasit

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo i jep prioritet të rinjve, mesfushori që u ftua nga

Bjorni Duka ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Dinamon. Mesfushori i kryeqytetasve u ftua dje nga Kombëtarja U-19 për miqësoret e qershorit.

Duka është 17 vjeç dhe shikohet me perspektivë për të ardhmen. Këtë sezon pati debutimin e tij me dinamovitët.

Njoftimi i Dinamos:

“Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamo City, ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Mesfushori 17-vjeçar, pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka nënshkruar për 3 vjet me klubin tonë.

Akademia e Dinamo City është gjithmonë në fokusin e presidentit Adrian Bardhi dhe klubit, pasi qëllimi është që kampionët e së ardhmes të lindin dhe rriten në shtëpi.

Pritet që rrugën e Dukës ta ndjekin shumë shpejt edhe elementë të tjerë të talentuar të Akademisë”.

bjorni duka mesfushori shqiptar dinamo

Lini një Përgjigje