TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 22:25

Ditë speciale për CR7, Kristiano Ronaldo mbush 200 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, nderohet luzitani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ditë speciale për CR7, Kristiano Ronaldo mbush 200 ndeshje me

Ditë speciale për Kristiano Ronaldon, i cili është nderuar sot nga të gjithë pas arritjes së shifrës së 200 ndeshjeve me kombëtaren e Portugalisë.

Pa filluar ndeshja, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit nderuan CR7 me një çmim. Përveç kësaj, tifozët portugezë në “Estadio do Dragao” kishin përgatitur një koreografi speciale për idhullin e tyre. Në tribunë, nëna dhe familja e Ronaldos u panë të emocionuar, kur sulmuesi po nderohej nga i pari i Federatës.

Ndërkohë Ronaldo ua shpërbleu këtë nderim duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 29 nga pika e bardhe e penalltisë në duelin ndaj Sllovakisë. 

kristiano ronaldo portugalia

Lini një Përgjigje