
Situata e dëmtimeve dhe pezullimeve nga kartonët te përfaqësuesja e Kosovës u dha mundësinë të rinjëve që të tregojnë veten me “Dardanët” ndaj Andorrës, takim i cili u fitua me rezultat 3-0 nga skuadra e trajnerit Primoz Gliha.
Kjo ishte edhe fitorja e parë e Kosovës në Grupin I për kualifikueset e “EURO 2024”. Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, i cili më herët ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës, të enjten debutoi si titullar me ekipin e parë në Andorrë. 22-vjeçari në postimin e bërë në profilin e tij në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për atë që ka arritur si bir i Kosovës.
Zyba luajti për 78 minuta ndaj Andorrës, ku më pas u zëvendësua nga Bernard Berisha. Ja postimi i mesfushorit Qëndrim Zyba pas debutimit me “Dardanët”:
“Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd. Ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time. Unë, biri yt Kosovë”.

Lini një Përgjigje