
Aleksandar Mitrovic, është një nga lojtarët e paktë, që ishte i grumbulluar në dy ndeshjet mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikueset e Euro 2016.
Në prag të duelit me Shqipërinë, sulmuesi deklaroi se ka ndjesi të mirë nga ndeshja e fundit që u luajt në “Elbasan Areba”, ku serbët fituan 2-0.
Sipas tij, do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa theksoi se pret një atmosferë të shkëlqyer në stadium. Ai tha gjithashtu se është gjithmonë i përgatitur dhe synon të fitojnë 3 pikë.
“Kanë kaluar 9 vjet. Kam ndjenja të mira nga ndeshja e dytë, jo nga e para. Pres një ndeshje të vështirë, me një ekip të organizuar dhe me lojtarë të mirë. Na pret në atmosferë e shkëlqyer në stadium. Ne jemi të fokusuar tek ekipi jonë. Këto kualifikuese duhet t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer.
Unë jam gjithmonë i përgatitur. Në kombëtare kam inspirim për kombin. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin. Fokusi jonë është fusha dhe fitorja. Do ishte mirë nëse fitojmë. Nëse vijnë edhe golat, është qershia mbi tortë, por primare janë 3 pikët”, u shpreh Mitrovic.
Ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet të shtunën e 7 qershorit.
Lini një Përgjigje