TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2023, 21:32

“Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë Kristiano ke mbaruar”, Ronaldo tregon kur do ta mbyllë karrierën futbollistike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë

Kristiano Ronaldo shënoi dy gola teksa Al Nasri mposhti 4-3 Al Ahli. Ylli portugez arriti 9 gola në gjashtë ndeshje këtë sezon në Ligën Saudite dhe vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ​​edhe në moshën 38-vjeçare. Në fund të ndeshjes, ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe u shpreh se ndihej shumë i motivuar.

Unë ende e dua futbollin, pavarësisht moshës sime. Më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje. Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë 'Kristiano, ka mbaruar'. Ndihem mirë, ende mund ta ndihmoj skuadrën”, tha CR7.

Ronaldo shënoi në minutën e 4 dhe e përsëriti këtë në minutën e 52, pas asistimit të brazilianit Taliska, i cili gjithashtu shënoi dy gola, në minutat 17 dhe 45+6, ndërsa Kesi në minutën e 30, Mahrez në minutën e 50 dhe Al Brikan në minutën e 87 shënuan golat e miqve.

Me këtë fitore, Al Nasri mbetet në vendin e pestë në Ligën e Arabisë Saudite, me 15 pikë, ndërsa kundërshtari renditet në vendin e 6 me po aq pikë.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje