Sport19 Qershor 2024, 18:19

“Doja të tregoja veten time, falënderoj tifozët”, Elseid Hysaj: Krenar që jam shqiptar, mund të kishim fituar me Kroacinë

Shkruar nga Pamfleti

“Doja të tregoja veten time, falënderoj tifozët”,

Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë në aspektin personal në barazimin 2-2 që Shqipëria mori kundër Kroacisë.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, Elseid Hysaj e ka vlerësuar si një rezultat të kënaqshëm barazimin, ndërsa theksoi se performanca e tij sot iu dha përgjigje kritikave të shumta që mori nga ndeshja me Italinë.

Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq.

Pas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jepja përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozët që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.

Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin”.

 

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare