Sport19 Qershor 2024, 17:55

“Ndeshjen ndaj Kroacisë do e mbajmë mend gjithë jetën”; Silvinjo: Kam skuadër me ambicie, tani sytë i kemi te Spanjë-Itali

Shkruar nga Pamfleti

“Ndeshjen ndaj Kroacisë do e mbajmë mend gjithë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.

Tekniku brazilian u shpreh i kënaqur, ndërsa theksoi se kjo ndeshje do të mbetet në memorien e të gjithë botës, po ashtu edhe të të gjithë shqiptarëve.

Për sa i përket zëvendësimeve, Silvinjo shpjegoi edhe zgjedhjen e Dakut para Brojës, ndërsa e shihte Mirlindin si më të dobishëm ashtu siç po shkonte loja me Kroacinë në avantazh.

Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.

Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.

Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencialë dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.

Paraqitjen e vendos rezultati. Nëse do të futej ai top i Manajt me Italinë do të flisnim ndryshe”, tha ai.

Golat e pësuar? A e di si mund të përmirësohemi? "Përmirësohesh duke luajtur, duke zhvilluar kompeticione të rëndësishme dhe duke avancuar përpara.

Kemi shumë lojtarë të rinj, si Mitaj, Asllani dhe Muçi, po marrin përvojë. Kjo është fantastike.

Zëvendësimet? “Broja është një lojtar që të vret në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Dakun. Për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara”, theksoi Silvinjo.

 

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare ndeshja me kroacinë