mbrojtësi i kombëtares shqiptare

“Këta bastardët do na e fusin”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk kursehet pas fitores kundër Realit të Madridit - Sport
Sport 8 Nëntor 2022, 17:14

“Këta bastardët do na e fusin”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk kursehet pas fitores kundër Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti
“Këta bastardët do na e fusin”, mbrojtësi i

“Këta bastardët do na e fusin”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk kursehet pas fitores kundër Realit të Madridit

Rajo Vajekano arriti një fitore fantastike përballë Realit të Madridit mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-2 në javën e 13 të La Ligës, duke i dhënë kreun e renditjes Barcelonës.

Protagonist ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili nuk i dha shumë hapësira Vinisius Zhunior. Në një intervistë pas sfidës, 30-vjeçari nuk u kursye duke u shprehur se skuadra e tij mund ta pësonte pas minutave të dhëna shtesë.

“I thash arbitrit se mbaroi apo jo, më pas u mendova dhe thashë me vete jo ka dhe tre minuta. Pastaj thash sërish se këta bastardët do na e fusin, por në fund arritëm të fitonim. Për sa i përket penalltisë së përsëritur, thashë me vete se ishte e pamundur që të na linin sërish ta ekzekutonim sepse luanim kundër Realit, por në fund ai e dha”, u shpreh Balliu.

Sport Ivan Balliu mbrojtësi shqiptar